Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë, pranë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit me iniciale B.A dhe subjektit juridik me inicialet “U.F”.
Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri dhe personi juridik kanë kryer veprën penale “Disponimi dhe ndërrimi i mallit pa autorizim”, nga neni 29 të Ligji nr. 03/L-244 për Rezervat Shtetërore të Mallrave, me ç’rast të njëjtit përmes disponimit të paautorizuar të rezervës shtetërore (grurit), buxhetit të shtetit i kishin shkaktuar dëm prej 529.181.10 euro, dëm të cilën i pandehuri më pas e ka kompensuar.