Aktakuzë për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti

Prishtinë | 01 Gus 2025 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, F.K. dhe N.S., për veprën penale “Kanosja” ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, më 29 dhe 30 gusht 2023, i pandehuri F.K. ka kërcënuar Kurtin përmes postimeve në rrjetin social Facebook, duke përdorur gjuhë të rrezikshme dhe frikësuese, përfshirë edhe deklaratën “më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova”. Veprimet dyshohet se synonin të ndikojnë në vendimet zyrtare të kryeministrit.

Rasti është në pritje të shqyrtimit gjyqësor.

Të ngjashme