Është ngritur aktakuzë ndaj një personi që dyshohet se ka kryer dy vepra penale “tregti e ndaluar” dhe “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”.
Kështu ka njoftuar Prokuroria e Speciale përmes një njoftimi për media.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet A.I.
Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri me inicialet A.I., dyshohet se ka kryer veprat penale “Tregtia e ndaluar” nga neni 305 paragrafi 2 i KPRK-së, lidhur me veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’’ nga neni 283 paragrafi 1 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.