Aktgjykimi i Gjykatës Supreme në rastin e “Company 21” është në përputhje me Kushtetutën

Prishtinë | 01 Gus 2025 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KI73/24, të parashtruar nga “Company 21” sh.p.k., përmes të cilit kërkohej vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [ARJ. nr. 188/2023] të Gjykatës Supreme.

Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri që kërkesa është e pranueshme, por vlerësoi se nuk ka pasur shkelje të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së. Sipas saj, aktgjykimi i kontestuar është në përputhje me të drejtën për një proces të drejtë dhe të paanshëm.

Rasti lidhet me obligimin tatimor për pagesën e TVSH-së ndaj shërbimeve të ofruara jashtë vendit për periudhën 2005-2009, në shumën prej mbi 372 mijë euro, të cilin kompanisë “Company 21” ia kishte caktuar Administrata Tatimore e Kosovës. Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se vendimet e gjykatave të rregullta ishin të arsyetuara dhe nuk përbënin cenim të të drejtave kushtetuese.

Të ngjashme