Aktgjykimi i Hagës, Jashari: Vendim që godet rëndë luftën e UÇK-së

Prishtinë | 17 Sht 2026 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së Xhavit Jashari, ka folur rreh vendimit në Hagë që u shpall dje ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u dënuan me 81 vjet burgim.

Jashari tha se vendimi është aq i dëmshëm, duke i goditur krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.

“Jo vetëm që ka dëmtuar rëndë me dënimet katër krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ka fyer dhe ka prekur thellë në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ne e kemi thënë edhe më herët se target është lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga një gjykatë dhe një prokurori e cila, siç e kemi thënë atëherë, e themi sot dhe vazhdojmë në qëndrimet tona, ka qenë e panjohur. Nuk e kemi njohur si organizata të dala nga lufta, sepse si atëherë, ashtu edhe sot, mbajmë qëndrimet tona se është një gjykatë e njëanshme politike dhe fare nuk ka të bëjë me krimet që janë bërë gjatë luftës, me masakrat, me dëbimet, me të gjitha ato deri te shfarosja që janë bërë nga ushtria, policia dhe shteti serb në Kosovë”, shtoi ai

“Vendimi i djeshëm, në bazë të pretendimeve — vendim që deri më tani nuk di a ka hasur në drejtësinë botërore që të merret një vendim aq i rëndë, një vendim aq goditës për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare dhe për shtetin e Kosovës”, deklaroi Jashari

Të ngjashme