Aktivistë të PDK-së, shpalosin “dhuratat e Albin Kurtit si babadimër”

Prishtinë | 30 Dhj 2023 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Aktivistët e forumit rinor të Partisë Demokratike të Kosovës kanë shpalosur “dhuratat” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Por këto “dhurata” nuk ishin edhe aq të mira. Në dhurata kishte mbishkrime ku sipas këtyre aktivistëve përfaqësonin skandalet e qeverisë.

“Sot së bashku me rininë Demokratike të Kosovës kemi dalë të bëjmë balancin vjetor të kryeministrit ose ndryshe siç po e thërrasim ‘babadimër. Supozohet se babadimri sjell vetëm dhurata të mira por kryeministri edhe në këtë rol na ka dëshpëruar”, ka thënë kryetarja e forumit rinor të PDK-së, Arbnora Salihu.

Sipas saj dhuratat që i ka sjell kryeministri vendit kanë qenë aferat, skandalet, keqpërdorimet, ku si pasojë e tyre është përkeqësuar jeta e qytetarëve të Kosovës.

Të ngjashme