Erion Beqiraj, nga Këshilli Rinor i Vetëvendosjes, dhe një tjetër aktivist i kësaj partie, kanë provokuar me pankarta gjatë protestës së gazetarëve, raporton Ekonomia Online.
Beqiri përmes një statusi në rrjeti social Facebook, tha se ka protestuar me parullën “GJAKOVË, KOSOVË dhe PEJË, KOSOVË” me një iks të madh mbi “ĐJAKOVICA, SRBIJA PEČ, SRBIJA”.
Ky është dhe arsyetimi i pushtetit, pra adresa e biznesit, për marrjen e licencës së biznesit për Klan Kosovën.
Por që kjo sipas tij, nuk u ka pëlqyer gazetarëve të cilët e kanë shqyer pankartën që ai mbante në dorë.
“Si duket disave nuk iu pëlqeu fjala ime e lirë dhe një gazetare ma mori parullën nga dora dhe e shqyi atë. Pra, fjala e lirë nuk po i pëlqen këtyre që po thirrin për ‘fjalë të lirë’”.