Tre anëtarë të Frontit lokal të Kralevës janë nisur drejt Kosovës, saktësisht Mitrovicës së veriut, ku sontë do të mbahet tubimi i protestës “Një prej pesë milionësh”.
Predrag Vostinic, kryetar u kësaj organizate opozitare të Serbisë, i ka thënë gazetës “Danas” se duan ‘t’i përqafojnë ata guximtarë, të cilët përkundër kërcënimeve e presioneve me largim nga puna kanë vendosur që sonte në orën 18 të shëtisin rrugëve të Mitrovicës së veriut dhe në këtë mënyrë t’i mbështesin qytetarët të cilën nga e shtuna në të shtunë po shëtisin qyteve të Serbisë dhe të dëshmojnë se mendojnë me kokë të tyre.
Ne Serbi sot është java e nëntë e protestave të qytetarëve dhe të opozitës kundër pushtetit të Aleksandar Vuçiqit, ndërsa serbët e Kosovës për herë të parë u bashkëngjiten këtyre protestave, përkundër, siç kanë thënë, kërcënimeve të shumta të cilat u janë drejtuar, ndër to edhe me largim nga puna.