Aktivistja ukrainase shpërthen në lot, derisa i kërkon kryeministrit britanik ndihmë për bashkëkombësit e saj

Prishtinë | 02 Mar 2022 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Gjatë një konference për media të mbajtur në Downing Street 10 të Londrës nga kryeministri britanik Boris Johnson, i pari i ekzekutivit hasi në një sërë pyetjesh nga një aktiviste ukrainase.

Derisa po u përgjigjej pyetjeve të shumta të gazetarëve sa i përket situatës në Ukrainë, ku sot janë bërë shtatë ditë që kur ushtria e Vladimir Putinit filloi pushtimin, një aktiviste e këtij vendi u ngrit në këmbë për të pyetur Johnsonin për një sërë çështjesh.

Bëhet fjalë për Daria Kaleniuk, e cila derisa po diskutonte me kryeministrin britanik për sigurinë e bashkëkombësve të saj, në një moment nuk arriti të kontrolloj emocionet dhe shpërtheu në lot – duke i kërkuar Johnsonit që t’i ndihmojë vendit të saj.

Madje ajo ia bëri të qartë Johnsonit se fëmijët e Vladimir Putinit, jetojnë në Holandë e Gjermani nëpër shtëpi luksoze – e bashkëkombësit e saj po luftojnë për jetë dhe po qëndrojnë të strehuar nëpër bunkerë të improvizuar, për t’i shpëtuar bombave të ushtrisë ruse. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme