Është mbajtur aktivitet sensibilizues me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, ku u theksuan sfidat me të cilat përballen fëmijët me autizëm, raporton Ekonomia Online.
Në nder të kësaj dite Shoqata e Autizmit ka organizuar këtë aktivitet, ku të pranishëm ishte ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, po ashtu përfaqësues nga TIKA, si dhe prindër të fëmijëve me autizëm.
Në këtë rast janë shpërnda disa dhurata për këta fëmijë.
Me ç’rast njëri nga fëmijët me autizëm, Uran Hamiti, 6 vjeç, dha një mesazh me leje të prindit i cili tha që të gjithë fëmijët janë të barabartë.
“Të gjithë fëmijët janë të barabartë”, tha Urani.
Rashit Gashi prind i një fëmije me autizëm tha që gjendja në të cilën ushtrojnë veprimtarinë këta fëmijë dhe këtë hapësirë që shfrytëzojnë është jo e mirë, dhe nuk i përmbush ato kushtet minimale.
“Po është tmerrshme që asnjë nga institucionet nuk ka ardhur sot, dhe në këtë hapësirë që po shihni, në këtë ambient këtu, që nuk lënë me ambientua në bazë të kushteve dhe rrethanave për fëmijët me autizëm”, u shpreh ai.