Komuna e Ferizajt, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Sipas drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati-Shabani aktivitete për shënimin e kësaj ditë do të mbahen nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
“Aktivitete për shënimin e kësaj ditë do të fillojnë nga data 14 shkurt me koncert të fëmijëve nga grupi muzikor Kromatika me fillim nga ora 17:00 në teatrin “Adriana”, ndërsa me 15 shkurt në teatrin “Adriana” në ora 20:00 do të shfaqet shfaqja “Hanibali i Nëntokës”, ka thënë drejtoresha Murati-Shabani.
Ndërsa të shtunën me datën 16 shkurt me fillim nga ora 11:00 do të ketë turnir në hendboll nga veteranët e klubit hendbollistik “Kastriotit” në palestrën e sporteve “Bill Clinton”, ndërsa nga ora 14:00 në teatrin “Adriana” do të ketë koncert për fëmijë, në orën 18:00 në Galerinë e Artëve do të shfaqet një ekspozitë kolektive nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi” ndërkaq në ora 20:00 do të reprizohet shfaqja “Hanibali i Nëntokës”.
Dita e festës do të filloj me homazhe në varrezat e dëshmorëve në ora 10:00,akademia solemne fillon më ora 11:00 në teatrin “Adriana”, si dhe në fund do të shfaqet një koncert në teatrin “Adriana” nga shkolla e muzikës “Çesk Zadeja” në ora 18:00.