Prishtinë | 14 Jan 2022 | 13:44 | Nga Ekonomia Online
Policia rajonale e Ferizajt, ka vazhduar me akasionet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Policia Rajonale, përveç policëve me uniformë po operon edhe policë me rroba dhe automjete civile nëpër lokacione të ndryshme, në rrugë lokale dhe magjistrale, në identifikim të shoferëve që shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale brenda 24 orëve ka shqiptuar këto kundërvajtje:
Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 59 gjoba
Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 1 gjoba
Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 4 gjoba
Kalimi i afatatit të regjistrimit , 6 gjoba
Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 3 gjoba
Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 15 gjoba
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes,21 gjoba Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 93 gjoba Heqje e patentë shoferit 2
Gjithsej , 202 gjoba Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes , të mbajnë distancën e duhur mes automjeteve , të kenë me vete pajisjet dimërore , të kenë vedosur gomat e dimrit . Njëkohësisht policia fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.