1.
Rrjetet sociale por edhe hiper-produksioni i debateve televizive te ne, ka nxjerrë në sipërfaqe një lloj personash të të dy gjinive, që maskohen pas një aktivizmi siç janë: barabarësia gjinore, emancipimi i gruas, të drejtat LGBT.
Në fakt, ky maskim ka për qëllim shtyerjen e një agjende personale, promovimin personal apo edhe thithje të ndonje fondi.
Ky fenomen shoqëror quhet Woke-washing.
Përveç personave të lartëcekur, një derivat i woke-washing e kemi edhe te analistat.
Prezenca mediale dhe veprimi nën maskën e analistit, në një ambient medial të tillë çfarë e kemi, po krijon yje prej disa personave që për agjenda personale paraqiten si të pavarur, dhe në momentin e parë të përshtatshëm, kyçen në ndonjë parti.
Analisti bëhet politikan, e pastaj prap analist.
Natyrisht, këto fenomene janë të njohura anekënd botës.
Kemi raste të tilla edhe te fenomeni green-washing, ku persona të caktuar e shfrytëzojnë luftën për mbrojtjen e ambientit, për promovim personal apo përfitim material.
2.
Lehtësia për manipulim në rrethana kosovare, mbështetet edhe me të ashtuquajturin aktivizëm pasiv, i cili është i mundshëm përmes rrjeteve sociale.
Ky lloj aktivizmi, fillon e përfundon online. Te ne konkretisht në Facebook.
Ndryshe quhet edhe klikvizëm.
3.
Sa herë kemi bërë share dhe like, në shtëpi, duke përkrahur ndonjë iniciativë apo ndonjë proteste, e nuk kemi shkuar.
Në fakt, shumë ngjarje që i përkrahim online, as që ndodhin, apo nëse ndodhin, nuk kanë efekt.
Në fund, pas një share apo like tonën, shumë shpesh përfiton vetëm ai që është nën maskën e aktivizmit të rrejshëm, apo nën velon e analistit.
Prandaj, kujdes kujt dhe për cka po ia bëni like dhe / apo share.
4.
E njeta vlen edhe për televizione.
Derisa debatet duken në fillim mundësi atraktive – shumë më lehtë është me i ftu tre mysafirë, e me bisedu tërë natën, se sa me e bërë një emision për kulturë apo shkencë – në planin afatgjatë, vjen momenti kur ngopja me debate të kota, e sjellë kundërefektin – rënien e shikueshmërisë.