Grupi i Aktorëve të Prishtinës përmes një konference për media, kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës që tu mundësoj themelimin e trupës rezidente të Teatrit “DODONA” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Ata kanë thënë se Ligji për Teatron ua mundëson një gjë të tillë, dhe nga të gjitha komunat e Kosovës, vetëm Prishtina ende nuk e ka themeluar këtë trup.
Leonit Maloku nga Grupi i Aktorëve të Prishtinës, tha se kërkesa e tyre është bërë që 2 vite, por që sipas tij nuk marrë parasysh as nga niveli qendror e as ai lokal.
Ai ka thënë se ata kërkojnë që të hapen konkursi për shtimin e numrit të aktorëve të rijnë në Teatrin “Dodona”, që aktualisht funksionin vetëm më 5 aktorë.
“Ne si aktor të Prishtinës shumica të pa punësuar kërkojmë shtimin e numrit të aktorëve dhe formimin e trupës rezidencë në Teatrin “Dodona” në komunën e Prishtinës.
Teatri Dodona që 15 vite funksionon vetëm me 5 aktorë dhe prodhon shfaqje kryesisht për fëmijë.
“Ligji për Teatron specifikon se një teatër ‘mund të këtë ansamblin rezidentë prej më së paku 10 dhe më së shumit 20 aktorë. Ndërsa Teatri i qytetit funksionon me vetëm më 5 anëtarë. Ne po kërkojmë respektimin e ligjit dhe hapjen e konkursit edhe për 15 aktorë”, është shprehur Maloku.
Ai ka thënë se nëse kërkesat e tyre nuk realizohen, ata do të protestojnë para komunës së Prishtinës.
“Nëse kërkesat tona nuk realizohen do të shkojmë me protesta, do të hapin tenda dhe do të kemi monologje poezi, dhe kur të vijë këtu kryetari Shpend Ahmeti do ta sheh se në çfarë gjendje e ka lënë kulturën në qytetin tonë”, ka thënë Maloku, raporton eo.
Aktori Ilir Prapashtica, ka thënë se ata kërkojnë të drejtën e tyre, dhe për ta arsyet që po pengojnë një gjë të tillë nuk ju interesojnë.
“E kërkojmë të drejtën tonë si aktor me pas një vend pune. Gjithë qytetet tjera kanë themeluar gupen rezidentë të Teatrit,vetëm Prishtina jo. Arsyeja ku është nuk e dimë, janë disa arsyetime jo ministria e institucionet tjera, por neve si aktorë nuk na interesojnë, ne kërkojmë të drejtën tonë dhe shpresojë që do të realizohet”, është shprehur ai.