Aktorët në Teatrot e Kosovës nuk marrin paga nga 8 muaj

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Regjisori Ben Apolloni ka njoftuar se në ansamblin e Prishtinës janë vetëm 18 aktorë, derisa Ligji për Teatrot thotë se duhet të jenë së paku 30 aktorë.

Apolloni ka shkruar se ka edhe teatro të qyteteve që nuk kanë fare ansambël rezident ose të përgjysmuar, shkruan Ekonomia Online.

Me tej, Apolloni thotë se këto ansamble nuk i marrin rrogat nga 8 muaj.

Postimi i plotë i Apollonit:

Ligji për Teatrot

Neni 7

4. Teatrot kombëtare duhet ta kenë ansamblin rezident prej së paku tridhjetë (30) aktorëve.

5. Teatri i qytetit mund të ketë ansamblin rezident prej së paku dhjetë (10) dhe me së shumti

njëzet (20) aktorëve.

VEREJTJE:

Edhe pse Ligji për Teatrot e thotë se Teatrot Kombëtare DUHET te kenë se paku 30 aktore, teatri ynë Kombëtar, sipas informacioneve ne ëeb faqen e tij, i ka vetëm 18 aktore ne ansamblin e tij rezident.

Teatrot e qyteteve, ose nuk kane fare ansamblet rezidente, ose i kane te përgjysmuar dhe që këto ansamble nga 7-8 muaj nuk marrin rrogat. Ndoshta edhe me gjate “agjërojnë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme