Pavarësisht temperaturave të ulëta, yjet e Hollivudit kanë rrezatuar në tapetin e kuq të çmimeve “Golden Globe”. Aktoret e famshme si Drew Barrymore, Sarah Jessica Parker, Sofia Vergara dhe Nicole Kidman e bënë edhe më të bukur edicionin e 74 të “Golden Globe”, me veshjet e tyre të mrekullueshme, Ndërkohë ceremonia e mbajtur në “The Beverly Hilton”, në Los Angeles, nderon filmat më të mirë të vitit.
Ata përzgjidhen nga Shoqata e Shtypit të Huaj Hollivudian. Nominimet janë të ndara në zhanre dhe ky event shihet si një lloj parashikimi për atë që do të ndodhë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, në muajin shkurt.