Pas tragjedisë që ka ndodhur dje në Shqipëri ka pasur një sërë reagimesh rreth administrimit të situatës. Me një reagim ka dalur edhe aktori Edmond Budina.
Aktori Edmond Budina u shpreh se shteti shqiptar është në kolaps total, ai tha se në momentin që kanë shkuar te qytetarët, këta të fundit i kanë parë si perëndi, sepse ishin lënë në mëshirë të fatit.
Budina: “Shteti shqiptar është në kolaps dhe nuk e di në këtë vend a kanë shpirt këta njerëz apo nuk kanë shpirt këta njerëz. I kishin lënë njerëzit në mëshirën e tyre vetëm disa çadra ishin ngritur dhe njerëzit nuk kishin asgjë. Si të babëzitur, në fatkeqësinë e tyre të madhe kur na panë ne sikur iu shkoi perëndia. Unë nuk e di se në ç’vend mund të ndodhi kjo gjë që politikanët të tallen në këtë mënyrë me realitetin dhe me këtë tragjedi të madhe”, shkruan RTV Ora.