Aktori Fisnik Ademi, zyrtarisht, ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Ai sonte ka marrë drejtimin e njërës prej nëndegëve të kësaj partie.
Aktori do të jetë kryetar i nëndegës së PDK-së në lagjen “Arbëria” – lagje në të cilin ai jeton prej vitesh.
Aderimin e tij në këtë subjekt politik e ka bërë të ditur nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.
Edhe vet aktori bëri të ditur aderimin e tij përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
“Sonte filloi një rrugëtim i ri. Faleminderit të gjithëve që më besuat dhe më zgjodhët të jem Kryetar i nëndegës Arbëria III, dega PDK, Prishtinë. Na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të përbashkët”, ka shkruar aktori Ademi.
Në qershor të vitit të kaluar, Ademi ishte zgjedhur kryetar i Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.