Për një gjë të gjithë biem dakord, Brad Pitt është një nga burrat më seksi në botë. Aktori i famshëm i Hollywood-it është mjaft i dashur për publikun në mbarë botën dhe fansat e mbajnë mend që në fillimet e tij të karrierës.
Por nuk ndodh kështu kur është puna që Pitt të kujtojë të tjerët. E mesa duket nuk është faj i aktorit. Së fundmi, ylli i kinematografisë ka pranuar publikisht se vuan nga sëmundja e quajtur “verbëria e fytyrës së pa diagnostikuar”.
Kjo sëmundje e bën të paaftë yllin e “By the Sea” të rikujtojë fytyrat e njerëzve që takon. Në një intervistë për revistën “GQ”, Brad Pitt ndau këtë problem dhe pasojat e tij.
Ish-bashkëshorti i aktores së famshme, Angelina Jolie, u shpreh se gjendja e tij e shqetëson atë dhe njerëzit nuk e besojnë. Ai mendon se kjo mund t’i bëjë njerëzit që takon të krijojnë një përshtypje negative për të, duke e parë si “të largët, të paarritshëm, të zhytur në vetvete”. Brad pranoi se ndihet ‘i turpëruar’ kur nuk është në gjendje të kujtojë njerëzit që takon.