Aktori koreano-jugor Oh Young-soo, një nga yjet e serialit ” Squid Game “, u shpall fajtor për sulm seksual ndaj një gruaje në vitin 2017.
Në vitin 2022, aktori 79-vjeçar u bë koreano-jugori i parë që fitoi një Golden Globe si aktori më i mirë në rolin dytësor në një serial dramë për portretizimin e tij të një të moshuari të pambrojtur.
Oh Yong-soo u dënua me tetë muaj burg me kusht dhe u urdhërua të ndiqte 40 orë mësime për dhunën seksuale, sipas prokurorit të qarkut Suwon në periferitë jugore të Seulit.
Autoritetet filluan ta hetojnë atë në vitin 2022 pas një denoncimi se ai kishte sulmuar dy herë seksualisht një grua të paidentifikuar, pesë vjet më parë.
Më shumë se 100 milionë njerëz e kanë parë “Squid Game” në Netflix që kur filloi të transmetohej në 2021 dhe mbetet një nga serialet më të njohura të platformës.