Aktori kosovar, Florist Bajgora në Serbi po krahasohet me yllin e madh të kinematografisë në ish-Jugosllavi, Bekim Fehmiu.
Bajgora po konsiderohet se gjenerata e re e artistëve të talentuar nga Kosova në një listë me Bekim Fehmiun, Faruk Begollin e Enver Petrovcin.
Mediat serbe shkruajnë për djaloshin e lindur në Prishtinë e që aktualisht ka role në dy serialet vendore “Besa” dhe “Necista krv”.
Në serialin “Besa” ai luan rolin e personazhit negativ, Driton Berisha, ndërsa tek seriali “Gjak i papastër” luan rolin e Jusufit.
Aktori i ri është 26 vjeç, nuk flet gjuhën serbe, por ka marrë vlerësime nga publiku dhe kritika për rolet dhe aktrimin mbresëlënës, shkruan Reporteri.net.
“Mikrobota artistike Beograd-Prishtinë ka funksionuar në mënyrë perfekte me dekada, duke filluar nga Farouk Begolli e deri te Enver Petrovci. Ata kanë aktruar në Serbi dhe puna e artistit është të bashkojë njerëzit. Sfida më e madhe ishte se duhej të fitonim besimin e aktorëve nga Kosova. Na u desh të shkonim në Prishtinë për t’i bindur që të ishin kriminelë në serialet serbe, gjë që nuk ishte aspak e lehtë. Momentalisht kemi marrë tre yjet më të mëdhenj nga Kosova, me Arben Bajraktarajn në krye, i cili ka luajtur që nga fillimi”, kështu e ka përshkruar për Kuririn serb bashkëpunimin me Bajgorin regjisori i serialit “Besa” Igor Stoimenov.