Caleb Payne është aktori i parë afrikano-jugor i cili ka fituar çmimin “Oscar për të rinjtë”.
11-vjeçari është nominuar për çmimin e Akademisë së Artistit të Ri në kategorinë Artisti kryesor i filmit artistik për të rinjtë, për rolin e tij në filmin e Netflix-it 2021 Good Life – i pari për Afrikën e Jugut në 43 vjet të historisë së Akademisë së Artistëve të Rinj.
Payne fitoi një çmim “Oscar për Rininë” për rolin e tij në filmin “Good Life” të “Netflix”-it, transmeton Klan Kosova.
Në këtë film, Payne luan rolin e Jet, një refugjat shqiptar 7-vjeçar, i cili përfundon si udhërrëfyes dhe negociator i Olive (luajtur nga Erica Wessels), një 30-vjeçare e cila ikën në një qytet të vogël në Greqi.
Çmimi i Akademisë së Artistëve të Rinj, i njohur si “Oscars për Rininë”, u krijua në 1978, duke e bërë atë ceremoninë më të gjatë të çmimeve të të rinjve në Hollywood.
Me këtë çmim janë nderuar aktorë si Scarlett Johansson, Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence.