Aktori Terrence Howard i propozon martesë ish-bashkëshortes Mira Pak

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

I dhanë fund martesës vite më parë, por siç duket gjërat kanë ndryshuar për ish-çiftin Terrence Howard dhe Mira Pak.

Aktori 49 vjeçar i ka propozuar sërish martesë ish-gruas së tij, aktores Mira Pak.

TMZ raporton se i njëjti i propozoi fejesë bashkëshortes së tij me një unazë në vlerë miliona dollarë.

“Më janë dashur 45 vjet që të të të gjeja dhe tani që jam në të 50-tat, dua ta kaloj jetën time krah teje”, është shprehur Terrence gjatë propozimit.

Propozimi ndodhi gjatë një darke familjare, të organizuar të dielën mbrëma në Beverly Hills, të Kalifornisë.

Përndryshe, dyshja kanë qenë të martuar nga viti 2013 deri në vitin 2015.

Insistuese për divorcin e tyre të parë ishte vet Mira, e cila kishte kërkuar aso kohe të ndahej nga ish-bashkëshorti, ndonëse ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Ndërsa tani pas tri vitesh, ata kanë vendosur t’i rikthehen sërish njëri-tjetrit, dhe duket se kanë ndër mend prapë kurorëzimin e dashurisë së tyre me martesë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme