Aktori i ri kosovar Val Maloku po merr pjesë në premierën botërore të filmit ‘The Zookeeper’s Wife’ në Vrashavë të Polonisë.
‘The Zookeeper’s Wife’ është i bazuar në ngjarje të vërtetë për një familje polake, të cilët i dalin në ndihmë hebrenjëve dhe Val Maloku luan rolin e djalit të Antonina dhe Jan Zabinski.
Aktori Maloku, paraqitjen e tij të para para publikut e kishte në filmin
‘Babai’ nga Visar Morina, Ai pas filmit ‘Babai’ ka luajtur edhe në serialin Legends dhe së fundmi në filmin ‘The Zookeeper’s Wife’ nga Niki Caro, përkrah aktorëve të famshëm si Jessica Chastain dhe Daniel Brühl.
Ky film pati premierën botërore dje, 7 mars 2017, në Varshavë të Polonisë ku Val Maloku së bashku me pjesën tjetër të ekipit parakaluan në tepihun e kuq.