Aktorja 58-vjeçare, Demi Moore shfaqet plot elegancë në Javën e Modës në Milano

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Demi Moore mahnit me elegancën teksa u pa e veshur me të bardha kur mori pjesë në festën private të “Versace” dhe “Fendi” gjatë Javës së Modës në Milano.

Aktorja 58-vjeçare shkëlqeu e veshur kokë më këmbë “Versace” gjatë të dielës mbrëma, shkruan DailyMail.

Ylli i “Ghost” veshi një xhaketë të bardhë elegante, të lidhur me një rrip me detaje ari rreth belit.

Moore e shoqëroi xhaketë me një fund me të njëjtën ngjyrë dhe me një qafore të stampuar me modelin vektori grek të “Versace”.

Aktorja e Charlie’s Angeles u aksesorizua me një gjerdan ari dhe vathë ari të mrekullueshëm.

Demi kompletoi dukjen me taka të bardha me rripa zinxhiri prej ari që shfaqnin pedikyrin e saj të kuq.

Të ngjashme