Celeste Barber është një aktore-komediane, e njohur për lojërat dhe paroditë që vendos të realizojë duke pasur fokus kryesor personazhet publikë. Këtë herë ajo ka vendosur të merret me mamatë e Hollivudit!
Aktorja australiane ka marrë fotografitë e disa femrave që janë të famshme në showbizz-in botëror dhe që janë bërë gjithashtu nëna. Sigurisht në këto fotografi ato duken mjaft në formë dhe të kuruara, duke u kthyer në model për fizikun e tyre te nënat e tjera që nuk janë të famshme. Duket se Celeste Barber ka vënë re se këto foto nuk janë aspak “reale”, sepse të qenit nënë nuk është edhe aq e lehtë sa duket në këto fotografi të këtyre yjeve.
Për të “dekonspiruar” fytyrën e vërtetë që ka një nënë, e cila lodhet pasi merret më fëmijët, aktorja ka vendosur të riprodhojë fotografitë e nënave VIP. Ajo ka imituar gjestet, pozat dhe veshjet e tyre, për të qenë sa më pranë fotografive.
“Kisha dëshirë të shikoja se si dukesha nëse do të rikrijoja disa poza të nënave të famshme. Desha të riprodhoja foto që ato postojnë çdo ditë në rrjete sociale nga e përditshmja e tyre dhe nga aktiviteti si nëna. Duke qenë se jam aktore komedie në fillim thjesht doja të bëja njerëzit të qeshnin, më pas vura re se brenda kishte edhe mesazh”, – është shprehur Celeste Barber.