Aktorja e Game of Thrones Josephine Gillan ka akuzuar shërbimet sociale izraelite për ‘trafikim fëmijësh’ pasi ata ia morën fëmijën pa dijeninë e saj.
31 vjeçarja ishte në Mbretërinë e Bashkuar, raportohet se kërkonte trajtim për depresionin pas lindjes, kur vajza e saj tetëmuajshe Gloria u hoq nga kujdesi i një miku të saj në mes të natës.
Josephine, e cila luajti si prostituta Marei për tetë episodet e serialit të HBO-së, ndau lajmin shkatërrues në mediat sociale dhe kërkoi ndihmë me tarifat ligjore për ta luftuar çështjen.
Ajo shtoi se sa keq ndjeher që “fëmija i saj do të shitet dhe nuk do ta shohë më kurrë”.