Prej ditësh ndarja e tyre është mjaft e komentuar në mediat rozë. Bëhet fjalë për dyshen e njohur të kinematografisë turke Asli Enver dhe Murat Boz, ndërsa thuhej se ndarja erdhi për shkak të tradhtisë së këtij të fundit.
Megjithatë vetë aktorja 29 vjeçare ka vendosur të flasë për herë të parë në lidhje me ndarjen e saj nga partneri. Aktorja konfirmoi ndarjen , ndërsa tha se arsyeja nuk është pajo për të cilën është folur në media.
Ne jemi ndarë përpara 10 ditësh, por arsyeja nuk është tradhtia, ka thënë aktorja e cila njihet për shumë interpretime të suksesshme në kinematografinë turke.