Aktorja kosovare, Besnike Arifi ka bërë një postim mjaft të pazakontë në profilin e saj në Facebook ku në mënyrë të çuditshme ka ndërprerë relacionin e përgjegjësisë si qytetare e Republikës së Kosovës.
Ajo është shprehur e revoltuar me Republikën e Kosovës dhe me dëmet ekonomike që ka pësuar nga pandemia.
Sipas saj, ajo ka humbur dy puna gjatë kësaj periudhe kohore ndërkohë që ka edhe detyrime financiare të cilat nuk mund t’i kryej.
Arifi ka kërcënuar shtetin e Kosovës duke thënë se “nuk jap përgjegjësi se çka mund të ndodhë”.
“Jam aktore e diplomuar dhe punoj ne gastronomi.
Te dyja i humba, shkaku jush”, shkruan ajo.
Arifi del se ka punuar në Teatrin e AAB-së dhe në klubin e natës Zone, e i cili është mbyllur shkaku i masave kundër Covid-19.
Statusi i plotë:
Prej sot Une Besnike Arifi si qytetare dhe tatimpaguese e rregullt e Republikes se Kosoves nuk jap me asnje pergjegjesi ndaj ketij shteti sepse:
Kam humbur dy vende te punes shkaku i pandemise dhe ndihme prej 260 eurove(dy here nga 130eurove) per afersisht 7 muaj nuk jane te bollshme.
Andaj, do te bej tagg banken Kep, Ministrine e Kultures, Komunen e Prishtines,Keds dhe te gjitha keto sherbime qe nuk do te arrije te paguaje, i ftoj qe te merren vesh ndermjet vete sepse presioni psiqik qe me eshte bere me kane sjell ne ate nivel qe thjesht me NUK KAM ÇKA TE HUMB.
Jam e revoltuar deri ne palce dhe sinqerisht heq dore nga ky shtet.
Jam aktore e diplomuar dhe punoj ne gastronomi.
Te dyja i humba, shkaku jush.
I vetmi ishte Teatri AAB “Faruk Begolli” qe nuk hezitoj te me punesoje (pa pasur askend te njofshem) ne profesionin tim dhe te cilet i falenderoj.
Kete vend pune e humba shkaku jush.
Zoneclub qe me dha pune per vite me rradhe, poashtu u mbyll.
Andaj kerkoj pergjegjesi per tatimin qe i kam jap ketij vendi perndryshe nuk jap asnje pergjegjesi se cka mund te ndodh.
Ju falemnderit.