Nuk kemi dëgjuar shpesh nga aktorët shqiptarë të shprehin gatishmëri që të luajnë në filma provokativë dhe erotikë.
Është aktorja Enxhi Cuku e cila u bë e njohur për të gjithë me pjesëmarrjen në filmin “Femrat”, ku ajo luajti përkrah aktorit Ermal Mamaqi.
Tash ajo është bërë protagoniste në projektin e parë kinematografik horror shqiptar, “Bloodlands”.
Në emisionin “Lart e poshtë” ajo ka treguar se nuk do të refuzonte nj pjesëmarrje në filmat erotikë.
Sipas saj ajo nuk e sheh arsye që të refuzojë ndonjë rol vetëm për shkak të skenave provokative.
“Nuk ka kuptim të heq dorë nga një film apo regjisor i njohur vetëm për këtë fakt për më tepër që unë kam edhe mbështetjen e plotë të familjes dhe partnerit në rrugën që kam nisur”, deklaroi aktorja.
Enxhi konsiderohet si një prej aktoreve më seksi shqiptare.