E mbajti të fshehur gjashtë muaj por aktorja e njohur e ka zbuluar më në fund barkun shtatzënë.
Aktorja dhe modelja e njohur, Shay Mitchell do të bëhet shumë shpejtë nënë për herë të parë, shkruan lajmi.net.
Lajmin e mirë e ka dhënë vetë ajo pas gjashtë muajsh pasi donte që ta mbante të fshehur ndjenjën e të qenit shtatzënë mirëpo më shumë se kaq nuk kishte arritur.
Aktorja e serialit ‘Pretty Little Liars’, e ka publikuar një foto në Instagram, imazh me të cilin edhe ka njoftuar për pritjen e ëmbël.
Ajo më pas e ka realizuar edhe një video ku ka folur për ndjenjën e pritjes së fëmijës së parë dhe asaj se si i ka shkuar derisa e mbaten në fshehtësi.
“Nuk doja të shfaqesha shtatzënë në rrjete sociale shumë herët. Muaj të gjatë duke e fshehur, ishte një udhëtim i vetmuar. Mendoj që shtatzënia është e mrekullueshme, shumicën e kohës”, ka shkruar ajo ndër të tjera në përshkrimin e videos.