Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar pasi që deputetja e Vetëvendosjes (VV), Jetmire Vrenezi nuk ka shkuar sot në seancën gjyqësore ku e njëjta po akuzohet për korrupsion, e rrjedhimisht, seanca ka dështuar.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Miftarja ka bërë thirrje për gjykatësin, duke thënë se ndaj deputetes së VV’së duhet të lëshohet urdhërarrest për ta sjellë me dhunë në seancë.
“O gjykates, shfrytezo dhe zbato ligjin, nese e akuzuara per korrupsion deputetja Vrenezi e injoron gjykaten dhe ligjin, lesho urdher arrest, sjelle me dhune ne gjykate. Veq pse është ne pushtet, nuk do te thote se e njejta eshte mbi ligjin”, ka shkruar ai.
Më poshtë postimi i plotë i Miftaraj.