Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat e reja për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që pretendohet se kanë nodhur në Gjilan, Budakovë dhe Seminishtë.
Ndërkaq, ka thënë se dëshiron që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejtë dhe të ketë të drejtën e tij të paraqes pafajësinë e tij para qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe para gjykatës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Paraprakisht, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou tha se qëllimi i kësaj seance, është t’i lexohen të akuzuarit akuzat e paraqitura në gjuhën që flet, të konfirmojë se e kupton aktakuzën, bindet se të drejtat e të akuzuarit të respektohen.
Tutje, gjykatësi tha se Veseli do të informohet se brenda 30 ditësh mund të vetdeklarohet për fajësinë apo pafajësinë, por edhe se të njëjtin deklarim mund ta bëj edhe gjatë kësaj seance.
Më pas, ai ka pyetur Veselin se a ka pranuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar të datës 2 prill 2022, ku këtë e ka konfirmuar i njëjti.
Në vijim, sekretarja e gjykatës ka lexuar akuzat e reja që përmban aktakuza e ndryshuar.
Pas leximit të akuzave, Veseli ka thënë se i ka lexuar akuzat e reja dhe shprehu dëshirën që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejt që ai të ketë mundësinë ta dëshmojë pafajësinë.
“Faleminderit z. gjykatës! I kam lexuar (akuzat), vetëm kam dëshirë që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejt e të kem të drejtën të shprehem për pozitën time dhe pafajësinë time, para qytetarëve dhe bashkëluftëtarëve të Kosovës, si dhe këtij gjyqi të nderuar”, deklaroi Veseli.
Tutje, gjykatësi i ka lexuar atij të gjitha të drejtat të garantuara me kornizën ligjore, për të cilat Veseli deklaroi se i kupton.
“I nderuar gjykatës, ju falënderoj për këto të drejta dhe kisha pas dëshirë që këto të drejta që i përmendi të kenë atë drejtë në këtë gjykatë dhe t’i aplikoj[. Faleminderit shumë”, i tha Veseli atij.
Kurse, gjykatësi tha se këto janë të drejta që aplikohen para kësaj gjykate.
Pastaj, ai u deklarua i pafajshëm për akuzat e reja që po e rëndojnë në bazë të aktakuzës së ndryshuar, e cila është konfirmuar nga gjykata.
“Deklarohem i pafajshëm”, tha Veseli.
Në fund, avokati Ben Emmerson tha se çështjet që kanë për t’i ngritur do t’ bëjnë në konferencën e ardhshme mbi ecurinë e çështjes.
Lidhur me akuzat e reja për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjilan, Budakovë dhe Seminishtë, në seancën e së martës, Kadri Veseli është deklaruar i pafajshëm.
I pyetur nga gjykatësi Guillou se a ka pranuar aktakuzën e konfirmuar të datës 29 prill 2022, e cila përmban ndryshimet, pra akuzat e reja, Veseli e konfirmoi këtë.
Më pas, i erdhi radha leximit të akuzave nga sekretarja e gjykatës.
Pas leximit të akuzave të reja kundër tij, Veseli u deklarua i pafajshëm për akuzat e reja me të cilat ngarkohet nga Prokuroria e Specializuar.
“I kam lexuar akuzat, vetëm kam dëshirë që procesi gjyqësor të filloj sa më shpejtë dhe të kem të drejtën time të shpreh pafajësinë time para qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe këtij gjyqi të nderuar”, tha Veseli. “Deklarohem i pafajshëm”
Prokuroria po pretendon se Kadri Veseli dhe tre të bashkë-akuzuarit e tjerë, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Në aneksin e publikuar sa i përket krimeve që pretendohen se ndodhën në Seminishtë dhe Budakovë, prokuroria ka listuar krimet e luftës si arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor ose çnjerëzor, torturë, vrasje. Ndërkaq, si krime kundër njerëzimit i ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, zhdukjen me forcë e personave dhe persekutimin.
Kurse, për krimet që pretendon që ndodhën në Gjilan, si krime lufte i ka listuar arrestimi dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor ose çnjerëzor, torturën dhe vrasjen. Ndërsa, si krime kundër njerëzimit ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, dhe persekutimin.
Ndryshe, në vendimin e gjykatësit paraprak, me anë të së cilit ka caktuar datën e paraqitjes së tyre, thuhet se më 3 shtator 2021, ZPS ka paraqitur një aktakuzë të ndryshuar për tu konfirmuar nga gjykatësi paraprak.
Tutje, thuhet se më 22 prill 2022, pasi urdhëruan palët të paraqisnin dhe u mor përgjigja e mbrojtjes dhe e ZPS-së, mbi materialin mbështetës të amendamenteve që konsiderohet se përbëjnë akuza të reja që mbështesin konstatimin e dyshimit të bazuar mirë në pajtim me rregullin 86 (4) të Rregullores, gjyqtari i procedurës paraprake konfirmoi aktakuzën e ndryshuar
Kurse, thuhet se më 29 prill 2022, ZPS- ja dorëzoi një aktakuzë të ndryshuar publikisht të redaktuar dhe dokumentet përkatëse.
Më 9 nëntor të vitit të kaluar, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.