E treta e vërteta, ish-ylli brazilian Robinho, luan shansin e fundit në gjykatë.
Ish-lojtari i Real Madridit, Milanit do të përballet sot me gjyqin në shkallë të tretë për shkak të akuzës për përdhunim në grup të një shqiptareje.
Sulmuesi brazilian u kushtëzua të ndërpriste kontratën me Santosin, për arsye se u dënua me nëntë vite burg për abuzim seksual në Itali me një shtetase me origjinë shqiptare në vitin 2013 kur Robinjo, aktivizohej në radhët e klubit të Milanit.
Braziliani ka një mundësi të re nesër për të treguar pafajësinë e tij për çështjen që e dënoi në shkallë të parë dhe të dytë me nëntë vite burg. Robinho u dënua në shkallë të dytë, megjithëse tani do të ketë një proces të ri.
Nëse shpallet fajtor, ekstradimi nuk do të ishte i thjeshtë. Avokatët e tij bënë një apel për të ndryshuar vendimin e gjykatës së mëparshme dhe për të kërkuar lirimin e tij.
Nëse ai nuk shpallet i pafajshëm, ka mundësi që Italia të kërkojë ekstradim, diçka e ndërlikuar për shkak të ligjit brazilian, i cili nuk lejon ekstradimin e vendasve. Pritet me mjaft kuriozitet të mësohet se si do të shkojë séanca e sotme.