Akuzohen katër persona për dhunim

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.I., A.A., S.L. dhe A.S, pasi që në bashkëkryerje kanë dhunuar të dëmtuarën e mitur, të moshës 17 vjeçare.

Sipas aktakuzës, të pandehurit S.I., A.A., S.L. dhe A.S., më 23 shkurt 2020, në fshatin Selishtë, komuna e Gjilanit, kanë dhunuar të dëmtuarën e mitur, të moshës 17 vjeçare, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri A.S., duke shfrytëzuar gjendjen e saj, me premtimin se do t’a martojë, kryen marrëdhënie seksuale me të, në shtëpinë e pa banuar të të pandehurit S.L., ku pas kësaj i njëjti iu ka thënë edhe të dëmtuarve A.A. dhe S.L., që të kryejnë marrëdhënie seksuale me të miturën.

Pas kësaj, të njëjtit e marrin të dëmtuarën për t’a dërguar në shtëpi, ku pasi afrohen afër shtëpisë së saj, zbresin nga vetura të pandehurit A.S., S.I., S.L. dhe e mitura, me ç’rast përsëri duke shfrytëzuar pozitën e saj kryejnë marrëdhënie seksuale me të, të cilët më pas identifikohen dhe arrestohen.

Me këto veprime, të pandehurit e sipërshënuar, në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, nga neni 227 paragrafi 4 nënparagrafi 4.6 dhe 4.8, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme