Prokuroria në Bosnjë-Hercegovinë ka ngritur padi ndaj edhe një serbi për krime lufte, raporton “B92”.
Departamenti special për krime lufte në kuadër të Prokurorisë, ka ngre padi ndaj Milenko Zhivanoviqit (75), komandantit të korpusit Drin në Ushtrinë e Republika Srpskas. Ai akuzohet se ka qenë pjesëmarrës në një ndërmarrje të përbashkët kriminale në Srebrenicë dhe në Zhepçe.
Sipas Prokurorisë, Zhivanoviq akuzohet për planifikimin dhe drejtimin e aktivitetit të njësive të korpusit Drink në një sulm të gjerë dhe sistematik kundër civilëve boshnjakë në Srebrenicë dhe Zhepçe në vitin 1995.
Pretendohet se nga marsi i vitit 1995 deri në mesin e korrikut të atij viti, Zhivanoviq në mënyrë të përsëritur bllokoi zonën e mbrojtur të Srebrenicës, parandaloi furnizimet dhe urdhëroi sulme artilerie ndaj civilëve dhe objektivave në zonën e Srebrenicës, për të krijuar kushte të padurueshme për jetë dhe detyroi civilët të braktisin shtëpitë dhe pronat e veta.
Ai po ashtu akuzohet për sulme artilerie dhe këmbësorie ndaj popullatës.