Akuzohet për tentim vrasje në Spanjë, arrestohet 22-vjeçari në Shëngjin

Prishtinë | 10 Qer 2026 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Një 22-vjeçar nga Lezha, është arrestuar sot në Shëngjin me qëllim ekstradimi.

Shtetasi me inicialet O.P., akuzohet në Spanjë për tentative vrasjeje. Më 18 maj të këtij viti një gjykatë në Ibiza lëshoi urdhër-arrestin për të riun në fjalë.

“Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.  Finalizohet operacioni i koduar “Fast”.  Akuzohet në Spanjë, për tentativë për vrasje, kapet në Shëngjin dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 22-vjeçari. Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë siguruar informacion se një shtetas në kërkim ndërkombëtar fshihej në Lezhë”, thuhet në njoftim, raporton A2.

“Bazuar në informacionin e shkëmbyer në kohë reale me partnerët spanjollë, nëpërmjet rrjetit ENFAST, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u kap në Shëngjin dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi:   -O. P., 22 vjeç, lindur në Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata Juzgado Instruccion 2 Ibiza, Spanjë, më datë 18.05.2026, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.  Vijojnë procedurat për ekstradimin e shtetasit O. P., në Spanjë”.

Të ngjashme