Aktori i njohur Al Paçino dhe ish-bashkëshortja e tij, Noor Alfallah i dhanë fund lidhjes së tyre disa muaj pasi ata u bënë prindër për herë të parë së bashku.
Ish-partnerja e tij 54-vite më e re bëri kërkesë për divorc, megjithëse një problem ishte kujdestaria e të voglit të tyre, Roman Alfallah Paçino.
Ish-çifti kanë bërë një marrëveshje për kujdestarinë e djalit tyre, ndërsa Al-Pacino do t’i paguajë ish partneres së tij tridhjetë mijë dollarë çdo muaj si shenjë mbështetjeje për rritjen e djalit të tyre.
Al Pacino’s ex-girlfriend is seeking physical custody of their son
Gjithashtu trembëdhjetë mijë dollarë për një infermiere natën, si dhe të mbulojë çdo faturë jashtë siguracionit shëndetësor.
Al-Pacino është urdhëruar gjithashtu të bëjë një depozitë vjetore prej pesëmbëdhjetë mijë dollarësh në një fond arsimor për të birin.
Vendimi është marrë nga gjykata pasi ish partnerja e aktorit paraqiti dosjen me një dokument të titulluar “deklaratë vullnetare e prindërve”, të cilën ajo dhe aktori e kishin nënshkruar gjashtë ditë pas të voglit të tyre.
Kujtojmë që disa javë më parë Noor u kap “mat” në momente intime me një mashkull misterioz, e cili po e prekte atë në të pasmet.