Al Pacino mbledh ekipin e gjahtarëve nazistë në serinë “Hunters”

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Amazon e ka publikuar fragmentin e plotë për serialin e ri triler, në të cilin mund ta shohim legjendën e madhe Al Pacino duke e mbledhur grupin e njerëzve, i cili do t’i përndjekë nazistët.

Ngjarja e serisë është vendosur në vitin 1977 dhe bën fjalë për ekipin eklektik anëtarët e të cilit e quajnë veten “Hunters”, të cilët sapo zbuluan se në Shtetet e Bashkuara ndodhen rreth njëqind ish-nazistë të rangut të lartë të cilët po përgatiten ta formojnë Rajhun e Katërt, shkruan KOHA Ditore. Ekipi e fillon një mision të përgjakshëm për t’i sjellë nazistët para drejtësisë dhe për t’i penguar planet e tyre për një gjenocid të ri.

Image

Një nga producentët ekzekutivë është Jordan Peele (Get Out), skenari është shkruar nga David Weil (Moonfall), ndërsa pilot-episodi do të bëhet me regji të Alfonso Gomez-Rejon (American Horror Story). Në rolin kryesor shfaqet Al Pacino, si udhëheqës i ekipit të gjahtarëve, ndërsa në role të tjera shfaqen: Logan Lerman, Jerrika Hinton, Josh Radnor, Kate Mulvany, Tiffany Boone, Greg Austin, Louis Ozawa Changchien, Carol Kane, Saul Rubinek, Dylan Baker dhe Lena Olin.

Serinë “Hunters” e presim në Amazon gjatë vitit 2020, ndërsa data e saktë nuk dihet ende.

https://www.youtube.com/watch?v=hYxTHcoRpNo&feature=emb_title

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme