Alaba dhe Real Madridi arrijnë marrëveshje për kontratë 5-vjeçare

Prishtinë | 21 Pri 2021 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

David Alaba dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje për kontratë pesëvjeçare, sipas Sky Sport në Gjermani.

Mbrojtësi i Bayern Munich, David Alaba, ka vendosur përfundimisht t’i bashkohet Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

Anësori 28-vjeçar do të nënshkruajë kontratë me kohëzgjatje deri në vitin 2026 për klubin mbretëror.

Alaba i kaloi 13 sezone në Bayern dhe në qershor i mbaron marrëveshja me klubin.

Përfaqësuesi austriak do t’i bashkohet Madridit falas në verë, pasi është pajtuar rreth kushteve të kontratës me klubin mbretëror. 

Të ngjashme