David Alaba thuhet se ka ndryshuar mendje dhe dëshiron të qëndrojë te Bayern Munichu.
Mbrojtësi austriak lidhej me një largim në këtë verë nga Bavarezët, mirëpo duket se gjërat tashmë kanë ndryshuar.
Drejtori gjeneral i skuadrës gjermane, Karl-Heinz Rummenigge beson se Alaba do t qëndrojë me klubin edhe për disa vite.
“Me pamjen më të qartë, unë nuk besoj se Alaba do të largohet nga Bayern Munichu”, ka thënë ai.
“Ne jemi të interesuar që ai të qëndrojë dhe besojmë se ai, te Bayerni ndihet si në shtëpi”, ka shtuar më tej Rummenigge.