Alarm për bombë në Hagë? Flet udhëheqësi i ekstremit të djathtë në Holandë

| 13 Pri 2023 | 15:19 | Nga

Policia holandeze njoftoi sot se një ekip piroteknikësh po hetonin një “situatë të dyshimtë” në ndërtesën ku ndodhet parlamenti në Hagë.

Policia shtoi se ndërtesa është evakuuar. Udhëheqësi i ekstremit të djathtë PVV, Xert Wilders tha se paketa e dyshimtë ishte dërguar për të.

“Paketa u dorëzua në Dhomën e Komunave. Për fat të mirë nuk ka eksploziv dhe për këtë arsye nuk është e rrezikshme”, shkroi ai në Twitter.

Wilders e ka krahasuar më parë Kuranin me librin e Adolf Hitlerit “My Struggle” dhe u bëri thirrje muslimanëve që të përshtaten me “kulturën dominuese” ose të largohen nga Holanda.

Të ngjashme