Një makinë e dyshimtë është gjetur para një kopështi fëmijësh në Berlin të Gjermanisë, duke tmerruar mësuesit pasi brenda saj kishte tela gjithandej.
Pas dhënies së alarmit për bombë, policia gjermane ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin për shpërthimin automatik të bombave.
Por, pas hetimeve raportohet se bëhet fjalë për një makinë të vjedhur pasi kanë gjetur brenda saj një shishe me naftë dhe një pajisjeje shpërthyese të bërë vete, por që nuk ka rrezikshmëri të lartë.
Ndërkohë mësuesit janë tmerruar pasi telat e makinës shiheshin që nga klasat ku nxënësit po zhvillonin mësimin.