Mbi 4,000 raste të konfirmuara me virusin Ebola janë regjistruar në Republikën Demokratike të Kongos, sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve shëndetësore të vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 4,053, ndërsa 1,850 persona kanë humbur jetën, sipas raportit të fundit të institutit kombëtar të shëndetit publik, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Kjo epidemi konsiderohet si e dyta më e madhe e Ebolës në botë, ndërsa ekspertët e kanë përshkruar si një nga përhapjet më të shpejta të regjistruara ndonjëherë.
Ekspertët paralajmërojnë se virusi mund të ketë qarkulluar për disa muaj para se shpërthimi të shpallej zyrtarisht më 15 maj. Për këtë arsye, besohet se numri real i rasteve mund të jetë dukshëm më i lartë se shifrat zyrtare.
Rastet janë raportuar në pesë provinca të Republikës Demokratike të Kongos: Ituri, Kivu Verior, Kivu Jugor, Haut-Uele dhe Tshopo.