Alarmi për sulm terrorist ka pezulluar koncertin e Rock-ut që ishte parashikuar për tu zhvilluar në Nurenberg mbrëmjen e sotme.
Kanë qenë zyrtarët e lartë të policisë të cilët ju kanë kërkuar organizatorëve anulimin e koncertit, pasi ka informacione se në koncert ishin planifikuar sulme terroriste. Ndërkohë që ka nisur hetimet për vërtetësinë e informacionit.
Policia ka evakuuar 80 mijë spektatorë të cilët ndodheshin të pranishëm në stadium për të ndjekur koncertin.
Ky alarm vjen 2 javë pas sulmit terrorist që u bë në Manchester gjatë koncertit të Arian Grandes ku mbetën 22 persona të vdekur.