Alarmi për bombë: Pamje kur Policia evakuon zonën tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Prishtinë | 07 Jan 2022 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Një alarm i tretë për bombë është ndezur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Një person ka telefonuar Policinë dhe u ka thënë atyre se ka vendosur mjet shpërthyes në Stacion, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pas saj, policia ka larguar të gjithë njerëzit dhe autobusët nga ambienti i stacionit.

“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, kanë thënë nga Policia.

Për më shumë, ndiqini pamjet poshtë.

Të ngjashme