Alarmon neuropsikiatri kosovar: Mos pini medikamente me banderola të Serbisë

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Neuropsikiatri Dr. Jusuf Ulaj ka alarmuar qytetarët që të mos përdorin barna me banderola të Serbisë, pasi ato nuk janë të sigurta.

Ulaj ka deklaruar se gjatë ditës së sotme i ka pasur dy raste të pacientëve me barna të cilat mbajnë banderolat “Republika Serbija” të kontrabanduara në Kosovë, transmeton Gazeta Shneta.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Mos pini medikamente me banderola të Sërbisë sepse nuk janë të sigurta. I sjellin kontrabanduesit serboshqiptarë – nuk dihet si ruhën dhe transportohën derisa arrijnë në “barnatorët klandestine” në Kosovë. Para së t’i blejni shikoni banderolat – duhet me qenë të Republikës sonë e jo “Republika Serbija”. Çdo ditë shoh paketime që sjellin pacientët me banderola serbe. Sot e kisha rastin nga Suhareka me dy të tilla.

Ndoshta një ditë inspektorët farmaceutik do të kryejnë obligimin e tyre ligjor!


Të ngjashme