Ekipi spanjoll Alaves ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin italian, Gianni de Biasi, për shkak të rezultateve jo të mira.
De Biasi mori drejtimin e Alaves me 22 shtator të këtij viti, por u shkarkua pas dy muajve dhe arsye për këtë ishte humbja e fundit nga Eibar 1:2.
“Klubi ka vendosur të shkëpus kontratën me trajnerin Gianni de Biasi, për shkak të rezultateve në ndeshjet e fundit. Për momentin, Javier Cabello është trajner i skuadrës së parë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
“Falënderojmë De Biasin për punën e bërë gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë më të mirat në të ardhmen e tij profesionale”, shkruhet në njoftimin e Alavesit.