Jordi Alba do të largohet nga Kombëtarja e Spanjës pas Botërorit të Katarit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi i majtë i Barcelonës, i cili sot i mbush 33 vjet.
“Do të jetë Botërori im i fundit. Shpresoj të arrij në momentin më të favorshëm siç është ai aktual. Do t’i pres ftesat për t’u munduar ta fitoj Kupën e Botës”, deklaroi futbollisti spanjoll në një intervistë për “Television Espanola”, përcjell “Gazeta Express”.
Spanja ka qenë gjithmonë e fuqishme në dy dekadat e fundit dhe do të mundohet të vazhdojë të jetë e tillë, duke u munduar madje edhe të triumfojë në kompeticionin që do të mbahet në Katar në fund të këtij viti.