Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan ka zgjedhur Alban Hysenin në pozitën e kryetarit të qendrës.
Sipas njoftimit të qendrës, në krye të organizatës së Grave të LVV-së është zgjedhur Arijeta Rexhepi.
Ndërkaq, LVV-ja bëri të ditur se Genc Halimi do të drejtori organizatën e rinisë në Gjilan.
Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra në Gjilan ka përfunduar suksesshëm procesin e brendshëm zgjedhor, me ç’rast falenderon të gjithë anëtarët dhe aktivistët për angazhimin e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e brendshme të organizatës tonë.
Një proces demokratik, transparent dhe gjithpërfshirës, ashtu sikurëse e ka karakterizuar gjithnjë Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës tonë, anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! se përgjatë këtij procesi zgjedhor, përmes parimit një anëtar – një votë, janë zgjedhur pozicionet drejtuese të qendrës tonë, si në vijim:
Kryetar i qendrës është zgjedhur, Alban Hyseni.
Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Arijeta Rexhepi.
Kryetar/e i/e RVV në qendër është zgjedhur, Genc Halimi.